Ish-lojtari i Barcelonës, Romario, kampion bote me Brazilin në vitin 1994, idhull i “Canarinha” dhe Vasco da Gama, është regjistruar zyrtarisht në moshën 58-vjeçare në listën e klubit të tij, America de Rio de Janeiro, për të garuar në kampionatin e Carioca (Seria B në Brazil).
Lajmi u bë i ditur nga mediat braziliane, që tregojnë gjithashtu se ai do të fitojë një pagë të rregullt si futbollist. Bëhet fjalë për një pagë simbolike, e cila do t’i kthehet subjektit si donacion.
“O Baixinho” është regjistruar zyrtarisht në kampionatet profesioniste të Brazilit. Në këtë regjistrim, Romario shfaqet si një nga lojtarët e Marcus Alexandre, trajner i skuadrës së kryesuar nga ish-futbollisti legjendar Blaugrana, i cili doli në “pension” në vitin 2009 me të njëjtën fanellë.

Kampionati “Carioca Serie A2” është planifikuar të nisë më 18 maj dhe ka pjesëmarrjen e 12 klubeve në total. Gjatë kohës së tij te Barça, nga viti 1993 deri më 1995, Romario luajti 65 ndeshje dhe shënoi 39 gola.
Sulmuesi brazilian fitoi La Ligan dhe ishte finalist i Ligës së Kampionëve, pikërisht në të njëjtin vit kur me Brazilin u kurorëzua kampion bote. Që atëherë kanë kaluar 30 vite.



