Në pikën kufitare Merdarë, pritjet arrijnë rreth 2 orë
N

Në pikën kufitare Merdarë, pritjet arrijnë rreth 2 orë

Sipas të dhënave të përditësuara sot në orën 14:02, fluksi i qytetarëve në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të jetë i lartë, sidomos në daljet drejt Serbisë.

Në pikën kufitare Merdarë, pritjet për dalje arrijnë deri 1 orë e 40 minuta, duke e bërë këtë pikë kalimi më të ngarkuarën aktualisht, përcjell AutoPortali.

Kolona të gjata janë evidentuar edhe te Dheu i Bardhë, ku qytetarët presin rreth 1 orë për dalje dhe deri në 20 minuta për hyrje.

Në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta si për hyrje ashtu edhe për dalje.

TË FUNDIT