Nelson Hysa në prag të meçit të karrierës
N

Nelson Hysa në prag të meçit të karrierës

Nelson Hysa synon të bëhet boksieri i parë i Shqipërisë që fiton titullin e kampionit të Evropës.

Pas 17 fitoreve në boksin profesionist, Hysa po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij që do të jetë më 11 korrik në Tiranë, titullin kampion në Evropë në federatën më të madhe botërore WBO.

Trajneri Zef Gjoni shprehet se nuk ka asnjë boksier shqiptar që ka fituar këtë titull përveç Luan Krasniqit por që atëherë e mori këtë trofe me flamurin e Gjermanisë ndaj e cilëson si ndeshjen më të rëndësishme të historisë së boksit shqiptar përballjen e Hysës.

Një përballje në mbrëmjen e 11 korrikut do të ketë edhe boksieri tjetër shkodran Arjon Kajoshi, i cili po ashtu ka arritur disa fitore të rëndësishme në boksin profesionist.

Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi po zhvillojnë seancat e fundit stërvitore për të qenë gati për mbrëmjen e madhe të 11 korrikut ku Hysa synon fitimin e titullit kampion Evrope.

TË FUNDIT