Nesër, shorti për Superligën e Kosovës
N

Nesër, shorti për Superligën e Kosovës

Kur kanë mbetur edhe afro tri javë deri në fillimin e edicionit të ri të Superligës në futboll, nesër skuadrat kosovare do ta mësojnë orarin e garës.

Dhjetë ekipet e Superligës së martën do të njoftohen me orarin e plot të garës, shorti i cili do të hidhet në selinë e Federatës së futbollit të Kosovës nga ora 13:00.

Shorti do të hidhet në praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe mediave.

Kampion në fuqi i Superligës është Ballkani, nënkampion Llapi. Drita e Malisheva përfunduan në pozitat tre e katër, duke e përfaqësuar Kosovën në garat evropiane.

TË FUNDIT