Bayern Munchen është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mbrëmë e mposhti minimalisht 1:0 Arsenali.
Portieri i skuadrës bavareze dhe Kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer u fut në histori të Ligës së Kampionëve me më së shumti ndeshje pa pësuar gol në këtë garë.
Neuer e ka kaluar legjendarin Iker Casillas me më së shumti ndeshje pa pranuar gol (58), një ndeshje më pak tani e ka ish-portieri i Real Madridit (57).

Në këtë listë të portierëve më të mirë në UEFA Champions është edhe legjenda italiane, Gigi Buffon me 52 ndeshje pa pranuar gol.



