New York shton epërsinë ndaj Indianas
N

New York shton epërsinë ndaj Indianas

Play-oof në NBA ka vazhduar edhe mbrëmë me ndeshjen e radhës. Në Konferencën e Lindjes, skuadra e New York udhëheq 2-0 serinë e takimeve ndaj Indiana, pas fitores 130-121.

New York i fitoi të dyja takimet e para në fushën e saj.

Sfidë e ekuilibruar në shumicën e kohës, me vendasit që bënë diferencën në periodën e fundit. Të gjithë titullarët e New York realizuan mbi 14 pikë, me Brunson që shënoi 29 pikë, ndërsa Anunoby e DiVinzenzo realizuan nga 28 pikë secili.

Për Indiana, Tyrese Haliburton shënoi 34 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen. Dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Indianas.

Gjysmëfinale – Lindje
New York – Indiana 130-121 (2-0)
Boston – Cleveland (1-0)

Gjysmëfinale i Perëndim
Denver – Minnesota (0-2)
Oklahoma – Dallas (1-0)

 

TË FUNDIT