Ngarkesa e pasiguruar i kushton 300 euro gjobë një kompanie në Prizren
N

Ngarkesa e pasiguruar i kushton 300 euro gjobë një kompanie në Prizren

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli të rregullt në Prizren, ka ndaluar një kamion që transportonte blloka ndërtimi pa e siguruar atë.

Rasti ka ndodhur më 30 qershor dhe është konstatuar se ka paraqitur rrezik për sigurinë në komunikacion.

Për këtë shkelje, personit juridik, përkatësisht kompanisë pronare të kamionit, i është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, përcjell AutoPortali.

Njoftimi i plotë:

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Prizren, 01 korrik 2026

Më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kanë ndaluar për kontroll një kamion që transportonte blloka ndërtimi.
Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion. Për këtë shkelje, personit juridik – kompanisë pronare të kamionit – iu shqiptua gjobë në vlerë prej 300 euro.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin, parandalimin dhe ndalimin e dukurive që bien ndesh me ligjin dhe që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

TË FUNDIT