Nis Final 8 në Ligën Unike
N

Nis Final 8 në Ligën Unike

Liga Unike e basketbollit ka hyrë në fazën përfundimtare. Nga sot deri më 31 mars, Vlora do të mirëpresë tetë skuadrat më të mira si nga Kosova, po ashtu edhe nga Shqipëria për Final 8 të Ligës Unike.

Katër ekipe nga Kosova e katër nga Shqipëria do të luftojnë deri në fund për trofeun e Ligës Unike.

Sot në program janë dy ndeshje. Perdja hapet me ndeshjen mes Trepçës e Kamzës, që nis nga ora 16:00. Tri orë më vonë, Tirana Neptun e pret Golden Eagle Yllin.

Të enjten në program janë edhe dy sfida. Peja takohet me Teutën nga ora 16:00, derisa Besëlidhja e pret Sigal Prishtinën nga ora 19:00.

Gjysmëfinalet zhvillohen ditën e premte. Nga ora 16:00 është gjysmëfinalja e parë mes fituesit të ndeshjes Peja-Teuta dhe atij mes Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli.

Nga ora 19:00 zhvillohet gjysmëfinalja e dytë. Takohen fituesit e sfidave Trepça-Kamza dhe Besëlidhja-Sigal Prishtina.

E shtuna do të jetë pushim, derisa Liga Unike rikthehet të dielën.

Në ora 16:00 luhet ndeshja për vendin e tretë, ndërsa finalja e madhe nga ora 19:00.

 

TË FUNDIT