Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka njoftuar për nisjen e një projekti të rëndësishëm në insfrastrukturën rurale.
Janë gjithësej 8 akse rrugore me gjatësi prej 1.7 kilometrash, e që sipas Gjinit do të marrin formën që u takon, duke lidhur më mirë shtëpitë, fshatrat dhe njerëzit mes vete.
“Me një investim prej 150,000 €, po sjellim standardin e rrugëve të denja për këta banorë që vazhdojnë të mbajnë gjallë jetën në fshat. Gjakova po ecën përpara, gur për gur, rrugë pas rruge.”, ka shkruar Gjini.
Statusi i tij i plotë:
Në Rezine, Doblibare dhe Berdosane sot u ndezën motorët e makinerive për një tjetër kapitull të rëndësishëm në infrastrukturën rurale të Gjakovës.
8 akse rrugore me gjatësi prej 1.7 kilometrash do të marrin formën që u takon – duke lidhur më mirë shtëpitë, fshatrat dhe njerëzit mes vete.
Me një investim prej 150,000 €, po sjellim standardin e rrugëve të denja për këta banorë që vazhdojnë të mbajnë gjallë jetën në fshat.
Gjakova po ecën përpara, gur për gur, rrugë pas rruge.



