Para gati një javë, banorët e fshatit Bardhosh të Prishtinës u ankuan se kishin telashe të mëdha me papastërtinë në atë zonë.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga ky vend.
Ata thanë se aty janë grumbulluar shumë mbeturina dhe si shkak i kësaj ndjehen të rrezikuar edhe nga qentë endacakë.
Por, sot Klankosova.tv është informuar se tek ajo pjesë është intervenuar duke e pastruar.



