Nissan Pixo i ri është zbuluar zyrtarisht dhe pritet të dalë në Evropë në fillim të vitit 2027. Modeli i vogël elektrik do të prodhohet në Novo Mesto të Sllovenisë, së bashku me Renault Twingo dhe Dacia Spring.
Pixo ka një motor elektrik me 82 kuaj fuqi, bateri 27,5 kWh dhe autonomi deri në 259 km sipas WLTP. Karikimi i shpejtë DC nga 15 në 80 për qind zgjat vetëm 28 minuta.
Makina ofron hapësirë për katër persona, bagazh deri në 1.221 litra, ekran 10-inç dhe sisteme si parkimi automatik, kontrolli adaptiv i shpejtësisë dhe mbajtja e korsisë.
)
Çmimi zyrtar do të publikohet në dhjetor, ndërsa pritet të jetë rreth nivelit të Renault Twingo elektrik, dhe nis nga 19.990 euro.



