Që nga zbulimi i prototipit të gjeneratës së ardhshme Nissan Kicks në korrik të vitit 2023, dihej se crossover-i i ri nga marka japoneze do vinte me ndryshime të rëndësishme.
Tani kamuflimet janë larguar, dhe marka ka shfaqur pamje nga seria e re e saj.
Në përgjithësi, pamja e modelit të ri është e ndryshme në krahasim me atë që po largohet. Kjo pasi ky version vjen me madhësi më të madhe, megjithëse specifikimet e sakta të tij ende nuk janë të disponueshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se brendësia e Kicks është rrënjësisht e re falë ekraneve me sistem info-argëtues afër shoferit. Ai ekran kontrollon një sërë teknologjish që përfshijnë kamera opsionale me pamje 360 gradë dhe një sistem zëri me 10 altoparlantë.




