Nokian Tyres Snowproof 3P vazhdon të dëshmojë performancën e saj në testimet e pavarura evropiane, duke shënuar rezultate të shkëlqyera në tri revista prestigjioze automobilistike në Poloni, Gjermani dhe Itali.
Ky sezon testimesh dimërore ka qenë veçanërisht i suksesshëm për këtë model, i cili ka arritur rezultate të dalluara në mesin e gomave premium të testuara.
🏆 Motor – Poloni | Vendi i parë
Nokian Snowproof 3P është shpallur fituese e testit nga revista Motor në Poloni, duke arritur 247.3 nga 250 pikë dhe duke u renditur e para në përgjithësi.
Ndër rezultatet më të mira të testit veçohen:
- Performanca më e mirë në rrugë të lagështa, me 99.2/100 pikë.
- Rezultati më i mirë në frenim në rrugë të thata.
- Koha më e shpejtë në testin e manovrimit në rrugë të lagështa.
🥈 sport auto – Gjermani | Vendi i dytë
Në testimin e revistës gjermane sport auto, ku u krahasuan 9 goma dimërore, Snowproof 3P zuri vendin e dytë me vlerësimin “Very Good”.
Modeli shënoi performancën më të mirë në rrugë të lagështa, me 9.8/10 pikë, duke u dalluar gjithashtu në manovrim në rrugë të lagështa dhe frenim në rrugë të thata.
🥉 alVolante – Itali | Vendi i tretë
Edhe në testimin e revistës italiane alVolante, Nokian Snowproof 3P arriti një rezultat të shkëlqyer, duke u renditur në vendin e tretë me 94.3 pikë.
Ndër performancat më të spikatura ishin:
- 98.0 pikë për performancën në rrugë të lagështa.
- Rezultati më i mirë në testin e aquaplaning-ut në kthesa.
- Koha më e shpejtë, së bashku me një tjetër model, në manovrimin në rrugë të lagështa.

Performancë e dëshmuar, siguri në çdo rrugë!
Këto rezultate, së bashku me vlerësimin TÜV SÜD Premium Tire Mark, dëshmojnë cilësinë dhe konkurrueshmërinë e Nokian Snowproof 3P në mesin e gomave premium dimërore në Evropë, me theks të veçantë në performancën në rrugë të lagështa.
📍 Nokian Snowproof 3P e gjeni në Eurogoma, në 21 pikat tona të shitjes në të gjithë Kosovën, ekskluzivisht vetëm tek ne!
Eurogoma – Distributor gjeneral për Kosovë.



