Sezoni dramatik i Formula 1 po i afrohet fundit dhe Lando Norris me McLaren-in e tij po sulmojnë titullin kampion dhe janë shumë afër që të fitojnë kurorën e dyfishtë.
Siç ndoshta e dini, McLaren tashmë e ka siguruar titullin e kampionit në kategorinë e konstruktorëve, dhe nëse Lando Norris ose Oscar Piastri shpallen kampionë, atëherë do të kenë fituar “kurorën e dyfishtë”.
Aktualisht, Norris ka 390 pikë dhe ndodhet në vendin e parë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Oscar Piastri, është i dyti me 366 pikë, dhe i treti është Max Verstappen nga Red Bull me 341 pikë.
Lando është më afër titullit me tri gara të mbetura deri në fund të sezonit: Las Vegas, Katar dhe Abu Dabi.
Nëse Norris bëhet kampion bote në Formula 1, ai do t’i bashkohet grupit elitar të pilotëve të McLaren-it që kanë fituar titullin, e që janë: Emerson Fitipaldi, James Hunt, Niki Lauda, Alain Prost, Ayrton Senna, Mika Hakkinen dhe Lewis Hamilton.
Pra, një pilot i McLaren-it nuk ka qenë kampion prej shumë kohësh, saktësisht që nga viti 2008.
Njëkohësisht, Lando Norris është piloti i vetëm në histori që ka fituar 11 garat e para në 11 pista të ndryshme! Një fakt me të vërtetë interesant.
Anglezi e mori fitoren e tij të parë në Majami në vitin 2024, dhe më pas triumfoi në Holandë (Zandvoort), Singapor dhe Abu Dabi.
Këtë sezon ai ka shtatë fitore, pasi ka triumfuar në: Australi, Monako, Austri, Britani të Madhe, Hungari, Meksikë dhe Brazil, në fundjavën që sapo përfundoi.



