Nuza, gjyqtar kryesor edhe në një ndeshje të Ligës së Konferencës
N

Nuza, gjyqtar kryesor edhe në një ndeshje të Ligës së Konferencës

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza, do të drejtojë edhe një ndeshje në Ligën e Konferencës së Evropës.

Ai do të ndajë drejtësinë në përballjen midis Puskas Akademias së Hungarisë dhe Ararat Aramenia të Armenisë.

Në ndihmë atij do t’i vijnë gjyqtarët tjerë kosovarë, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Ilir Mehmeti.

Ndërkaq, në VAR do të jenë po ashtu kosovarët Dardan Çaka dhe Besnik Morina.

TË FUNDIT