Boston ka shënuar fitore ndah Clippers me rezultat 126-94 dhe qëndron në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.
Ndeshje pa histori, ku kolektiviteti i Celtics bëri diferencën në fushë, me 6 lojtarë që realizuan mbi 16 pikë.
Oklahoma rikthehet në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 130-109 në fushën e Sacramento. Për mysafirët u dallua Alexander Shai, autor i 37 pikëve dhe 11 asistime.
Zhgënjeu Golen State, që u mund në shtëpi 128-120 nga Brooklyn, sfidë ku për mysafirët u dallua Schroder me 31 pikë.
Edhe Denver u mposht në fushën e tij, 145-118 nga New York, ku Anunoby realizoi 40 pikë.
Dallas falë 23 pikëve të Irving, mundi 129-119 Atlanta, ndërsa Orlando fitoi 95-84 në fushën e Charlotte, ndeshje ku lojtarët e bankinës realizuan 53 pikë.
Fitore në sekondat shënoi Detroit, që mundi 102-100 Toronto (Ivey 25 pikë).
Rezultatet:
Charlotte – Orlando 84-95
Detroit – Toronto 102-100
Indiana – New Orleans 114-110
Atlanta – Dallas 119-129
Boston – Clippers 126-94
Memphis – Portland 123-98
Denver – New York 118-145
Golden State – Brooklyn 120-128
Sacramento – Oklahoma 109-130



