Olmo kërkohet me ngulm nga gjiganti evropian
O

Olmo kërkohet me ngulm nga gjiganti evropian

Prej kohësh tashmë dihet “dashuria” e madhe që Bordi i Barcelonës ka për “fantazistin” spanjoll, Dani Olmo, me këtë të fundit që, prej 3-sezonesh, është duke shkëlqyer me fanellën e “Demave” të RB Leipzig, në Bundesliga.

Për këtë arsye, te spanjollët është kthyer në “kusht” transferimi i 25-vjeçarit, sezonin e ardhshëm në Katalunjë, mirëpo problem vijon të mbetet klauzola e lojtarit, me drejtuesit e klubit gjerman që kërkojnë jo më pak se 60 milionë euro për ta lënë “fantazistin” të shkojë, shifër kjo e pamundur për t’u paguar nga Barça, duke parë dhe problemet financiare të klubit.

TË FUNDIT