Orari dhe stadiumet e ndeshjeve çerekfinale në EURO 2024
O

Orari dhe stadiumet e ndeshjeve çerekfinale në EURO 2024

Pas fazës së grupeve dhe raundit të 16-të kualifikues, Kampionati Evropian EURO 2024 nis fazën e çerekfinales.

Turqia dhe Holanda ishin dy kombëtaret e fundit që e siguruan kalimin në çerekfinale, duke iu bashkuar Spanjës, Gjermanisë, Anglisë, Zvicrës, Portugalisë dhe Francës.

Spanja do të përballet me Gjermaninë, Portugalia do të ndeshet me Francën, Holanda do të luajë me Turqinë dhe Anglia do të përballet me Zvicrën.

Spanja – Gjermania

Ndeshja luhet më 5 korrik, me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “MHPArena” të Stuttgartit

Portugalia – Franca

Ndeshja luhet më 5 korrik, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut

Holanda – Turqia

Ndeshja luhet më 6 korrik, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit

Anglia – Zvicra

Ndeshja luhet më 6 korrik, me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit

TË FUNDIT