Presidenti i shtetit me akreditim mediatik fotografon makinat e Formula 1 (FOTO)
P

Presidenti i shtetit me akreditim mediatik fotografon makinat e Formula 1 (FOTO)

Formula 1 prej kohësh nuk është vetëm një garë automobilistike, por një spektakël global që tërheq personalitete nga politika, biznesi dhe bota e famës. Megjithatë, presidenti i Çekisë, Petr Pavel, zgjodhi një rol krejt ndryshe gjatë Çmimit të Madh të Hungarisë.

Në vend që të ndiqte garën nga lozhat VIP, Pavel u shfaq pranë pistës me aparat profesional fotografik në qafë dhe akreditim zyrtar mediatik. Ish-kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s shfrytëzoi fundjavën për t’iu përkushtuar pasionit të tij të madh, fotografimit të garave automobilistike.

I pajisur me pajisje profesionale dhe i shoqëruar nga fotografi i njohur çek i Formula 1, Jirí Krenek, presidenti kaloi orë të tëra pranë gardhit mbrojtës, duke fotografuar makinat që kalonin me shpejtësi mbi 300 km/h.

Image

Kjo nuk është hera e parë që Pavel shfaqet në këtë rol, pasi ai prej vitesh merret si fotograf amator me garat e automobilizmit dhe motoçiklizmit.

TË FUNDIT