Paqarada lirohet nga Përfaqësuesja
P

Paqarada lirohet nga Përfaqësuesja

Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm.

Dardanët ushtruan sot nga ora 11:00, derisa pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë.

TË FUNDIT