Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes sot pasi parashikohet të këtë erëra të forta.
Sipas parashikimeve të motit, priten erëra të forta deri në 32 km/h.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
“Për sigurinë tuaj, ju lutemi:
Të shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme.
Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura.
Të bëni kujdes gjatë qarkullimit.
Ju faleminderit për bashkëpunimin! Qëndroni të sigurt!”, thuhet në njoftim.



