Pas aksidentit të të birit, pësoi atak në zemër
P

Pas aksidentit të të birit, pësoi atak në zemër

Momente paniku për familjen e Sergio Perez. Babai i pilotit të Red Bull pësoi një atak në zemër teksa ishte duke parë garën e fundit në Azerbajxhan.

Ngjarja e rëndë ndodhi në momentin që piloti meksikan bëri aksident me spanjollin e Ferrarit, Carlos Sainz.

Incidenti në garë ndodhi në xhiron e parafundit, teksa dy pilotët duelonin për podiumin. Ajo situatë krijoi probleme në zemër për Antonio Perez, babain e pilotit meksiklan. Të paktën ky është mendimi i tij.

“Gjithçka ndodhi pas aksidentit. Përshtypja është se frika mund të ketë shkaktuar ndonjë reagim në zemrën time. Po bëj të gjitha testet e nevojshme“, tha babai i piltoti meksikan.

Ish-politikani 65-vjeçar për fat të mirë u shpëtua menjëherë nga Kryqi i Kuq i Meksikës, pasi u gjet pa ndjenja në banjë nga familja e tij.

Tani është më mirë, por të gjithë u trembën. “Antonio Perez po rikuperohet shumë shpejt”, kanë thënë familjarët.

TË FUNDIT