Pas ftesës për EURO 2024, Daku reagon në këtë mënyrë (FOTO)
P

Pas ftesës për EURO 2024, Daku reagon në këtë mënyrë (FOTO)

Mirlind Daku ishte pjesë e listës së 27 lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho për dy miqësoret e muajit qershor, në prag të EURO 2024.

Sulmuesi dardan mësoi ftesën e tij nga ekrani i televizorit ku më pas nuk i mbajti dot lotët. Me të mësuar emrin e tij në listë, Daku ka reaguar edhe në rrjete sociale duke postuar një foto nga oborri i shtëpisë së tij.

Me një banderolë gjigante ku shkruhet, “Jam djalë nga Kosova, më ka thirr Atdheu”, Daku e ndan me ndjekësit me fjalët: Besa Besë.

Vlen të theksohet fakti se Mirlind Daku shkëlqeu këtë sezon me Rubin Kazan, ku shënoi plot 14 gola në të gjitha garat.

TË FUNDIT