Pas Jasharit, një tjetër shqiptar drejt Milanit
P

Pas Jasharit, një tjetër shqiptar drejt Milanit

Pas largimit të Malick Thiaw drejt Newcastle për një shumë mbi 40 milionë euro, Milani ka vendosur që përforcimi i mbrojtjes të jetë prioriteti kryesor në këtë merkato vere.

Nevoja për një qendërmbrojtës të ri është bërë edhe më urgjente për shkak të planeve taktike të trajnerit Massimiliano Allegri, transmeton AutoPortali.

Kjo qasje e re taktike mund të kërkojë jo vetëm afrimin e një mbrojtësi, por ndoshta edhe të një të dyti para mbylljes së afatit kalimtar në fund të gushtit.

Sipas raportimeve të “Tuttosport”, drejtori sportiv Igli Tare po përgatit një investim të rëndësishëm për të siguruar shërbimet e një talenti premtues, preferencë që mbetet një futbollist italian.

Megjithatë, në listën e tij ndodhet edhe një profil me përvojë të lartë si ai i Berat Gjimshitit.

Qendërmbrojtësi shqiptar i Atalantës, i cili është 32 vjeç dhe ka kontratë deri në vitin 2026, shihet si një alternativë konkrete për të sjellë stabilitet dhe përvojë në prapavijën kuqezi. /AutoPortali

TË FUNDIT