Xavi Hernandez është larguar nga Barcelona dhe ndeshja e së dielës ndaj Valencias ishte e fundit për të në krye të gjigantit katalunas.
Pasi ra dakord të vazhdojë të drejtojë Barçën pas një vendimi të mëparshëm për t’u larguar, Barcelona vendosi të shkarkojë Xavin javën e kaluar.
Por Xavi beson se kapitulli i tij me klubin mund të rihapet në të ardhmen dhe ai shpreson që një gjë e tillë të ndodhë që të rikthehet një ditë në “Camp Nou”.
“Do të ishte një nder të menaxhoja përsëri një ditë klubin e jetës sime”, tha Xavi pas fitores ndaj Sevillas.
“Tifozët duhet të kuptojnë se situata ekonomike është e vështirë. Po largohem me dashurinë e fansave dhe kjo më mbush me krenari”.

Thuhet se Xavi u kontaktua nga disa klube nëpër Evropë kur u konfirmua shkarkimi i tij.
Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se ai planifikon të shkojë në një pushim njëvjeçar përpara se të kthehet në stërvitje.
Xavi e përfundon karrierën e tij si trajner i Barcelonës duke fituar dy trofe dhe duke e kualifikuar klubin për tre vite radhazi në Ligën e Kampionëve.



