Pedro Acosta po përgatitet për sfidën më të madhe të karrierës, kalimin te Ducati, ku do të jetë shok skuadre me Marc Marquez.
“Nuk ndiej presion. Marc është në fazat e fundit të karrierës së tij, ndërsa unë sapo po e filloj timen”, tha Acosta.
Spanjolli pranon se do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me një ambient të ri pas gjashtë vitesh te KTM. Ai ka nënshkruar për dy vite dhe synon ta përdorë sezonin e parë për të gjetur ritmin e tij.
“Do të kem kohë të përshtatem në vitin e parë dhe të shohim çfarë do të ndodhë në të dytin”, theksoi ai.
Acosta ka regjistruar deri tani 13 podiume, dy pole position dhe tre xhiro më të shpejta në MotoGP, por ende nuk ka fituar një garë në kategorinë elitare.
“Jam shumë mirënjohës ndaj Ducati-t që më ka dhënë këtë mundësi, edhe pse ende nuk kam fituar në MotoGP”, përfundoi ai.



