Pedro Acosta ka folur për të ardhmen e tij në MotoGP, largimin nga KTM dhe kalimin te Ducati sezonin e ardhshëm.
Piloti spanjoll pranoi se nuk ka pasur kurrë miq të ngushtë në paddock, duke thënë se kjo e ndihmon të jetë i lirë në pistë.
“Nuk kam pasur kurrë miq në paddock dhe jam i kënaqur për këtë, sepse kështu nuk kam asnjë problem të parakaloj askënd”, tha Acosta.
21-vjeçari do ta mbyllë sezonin me KTM, përpara se të kalojë te Ducati, ku do të jetë shok skuadre me Marc Marquez.
Acosta theksoi se nuk ndien presion nga ky transferim dhe se synimi i tij kryesor mbetet i njëjtë: të fitojë garën e parë në MotoGP.



