Pedrosa me përshkrim interesant për Stonerin
P

Pedrosa me përshkrim interesant për Stonerin

Dani Pedrosa, në një podcast gjatë Çmimit të Madh të San Marinos, foli për katër rivalët e tij më të mëdhenj në MotoGP: Valentino Rossi, Jorge Lorenzo, Casey Stoner dhe Marc Marquez, të cilët së bashku me të përbënin “Pesëshen Fantastike”.

Për Rossin, tha se kishte një “aurë të veçantë” dhe ndikim të madh si në pistë, ashtu edhe jashtë saj. Ishte e vështirë për t’u përballuar psikologjikisht.

Lorenzo, sipas tij, kishte shpejtësi të jashtëzakonshme në kthesa dhe frenime, dhe punoi vazhdimisht për të përmirësuar dobësitë e tij si nisjet apo garat në shi.

Stoner, thotë Pedrosa, ishte unik: “Ai bënte gjëra që unë thjesht nuk mund t’i bëja. Ishte i shpejtë menjëherë, edhe pa përgatitje”.

Marquez, sipas tij, është një version modern i Stonerit: “Bën gjëra të ngjashme, por i përsërit dhe i zhvillon pa humbur pikat e tij të forta”.

Pedrosa vlerësoi të gjithë si pilotë të jashtëzakonshëm që e ngritën MotoGP-në në një tjetër nivel.

TË FUNDIT