Vijon beteja e fortë në të dyja Konferencat për të përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste të play off-it në NBA. Dy ndeshjet e radhës janë luajtur në Lindje, ku Indiana eliminoi nga gara Milwaukee, pas fitores 120-98.
Indiana fitoi 4-2 me ndeshje, duke nxjerrë nga gara Buks edhe pse këta të fundit ishin favoritë. Sfida u dominua nga vendasit, ku u dallua kolektiviteti, me 6 lojtarë që realizuan mbi 14 pikë (50 pikë nga lojtarët e bankinës).

Në gjysmëfinale shkon edhe ekipi i New York, që eliminoi Philadelphian, pas fitores 118-115. Jalen Breonson me 41 pikë e 12 asistime ishte lider në fushë për mysafirët, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Embiid për vendasit.
Çerekfinale – Lindje
Boston – Miami (4-1)
Milwaukee – Indiana 98-120 (2-4)
New York – Philadelphia 118-115 (4-2)
Cleveland – Orlando, (3-2)
Gjysmëfinale -0 Lindje
New York – Indiana
Çerekfinale – Perëndim
Oklahoma – New Orleans (4-0)
Clippers – Dallas (2-3)
Minnesota – Phoenix (4-0)
Denver – Lakers, (4-1)
Gjysmëfinale – Perëndim
Denver – Minnesota



