Përcaktohen finalistet e play-offit për EURO 2024
P

Përcaktohen finalistet e play-offit për EURO 2024

Uellsi, Polonia, Ukraina, Islanda, Greqia dhe  Gjeorgjia janë në finalet e play-off të EURO 2024. Këto kombëtare do të luajnë në javën e ardhshme për tri vendet që mbeten bosh për aktivitetin e kësaj vere në Gjermani.

Pesë gjysmëfinalet e luajtura sonte kanë regjistruar në total 24 gola, kryesisht falë goleadave të Polonisë, që mundi 5-1 Estoninë, dhe Greqisë që mundi 5-0 Kazakistanin, në ndeshje që u luajtën praktikisht me një kah të vetëm.

Ndërkohë, fitore të thellë arriti në fushën e vet edhe Uellsi, kurse surprizat u bënë nga dy skuadra në udhëtim.

Islanda fitoi me përmbysje me shifrat 4-1 ndaj Izraelit në ndeshjen në fushën neutrale të Budapestit, duke siguruar një vend në finale. Kurse Ukraina ishte vetëm pak minuta larg eliminimit, para se të kthente në fund të sfidës rezultatin përballë Bosnjë Hercegovinës, për suksesin 2-1.

Rezultatet:
Polonia – Estonia 5:1
Uellsi – Finlanda 4:1
B. e H. – Ukraina 1:2
Izraeli – Islanda 1:4
Gjeorgjia – Luksemburg 2:0
Greqia – Kazakistan 5:0

TË FUNDIT