Përcaktohen skuadrat finaliste në dy konferencat
P

Përcaktohen skuadrat finaliste në dy konferencat

Janë mbyllur ndeshjet gjysmëfinale play off në të dyja konferencat e NBA-së, duke përcaktuar edhe ekipet finaliste.
Surpriza më e madhe është eliminimi i ekipit kampion në fuqi të Denver Nuggets, që u mund 98-90 nga Minnesota në ndeshjet e shtatë gjysmëfinale.

Denver edhe pse luajti në fushën e tij, nuk arriti të fitojë. Murray me 35 pikë e Jokic me 34 pikë e 19 rebound mbetën të vetëm në lojën e ekipit vendës. Për mysafirët, 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (McDaniels e Towns nga 23 pikë secili).

Minnesota fitoi 4-3 me ndeshje dhe në finale do të luajë me Dallas, që befasoi duke mundur 117-116 Oklahomën, e renditur në vendin e parë në perëndim në sezonin e rregullt. Teksanët fituan 4-2 me ndeshje.

Vendimtar ishte Luka Doncic, autor i një “triple double”, me 29 pikë, 10 kërcime e 10 asistime, mbështetur edhe nga Jones Jr. e Irving me nga 22 pikë secili. Për Oklahoma, Shai realizoi 36 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në Konferencën e Lindjes, Indiana është skuadra e dytë finaliste, që mundi 4-3 me ndeshje New York. Skuadra e Indiana fitoi 130-109 gjysmëfinalen e shtatë play off, sfidë ku u dallua Haliburton me 26 pikë.

Gjysmëfinale – Lindje
New York – Indiana 109-130 (3-4)
Boston – Cleveland (4-1)

Finale
Boston – Indiana

Gjysmëfinale – Perëndim
Denver – Minnesota 90-98 (3-4)
Oklahoma – Dallas 116-117 (2-4)

Finale
Minnesota – Dallas

TË FUNDIT