Perez flet pas zyrtarizimit te Cadillac
P

Perez flet pas zyrtarizimit te Cadillac

Sergio Perez do të rikthehet në Formula 1 në vitin 2026 me skuadrën e re Cadillac, pas një viti jashtë pistës. Meksikani 35-vjeçar thotë se nuk ka asgjë për të provuar, duke marrë parasysh vështirësitë që kanë pasur pasardhësit e tij te Red Bull.

“Të gjithë e harrojnë sa e vështirë është të jesh në krah të Verstappen. Edhe pilotët që më zëvendësuan nuk ia dolën. Nuk kam më asgjë për të provuar”, tha Perez. “Ky rikthim është për ta shijuar sportin që dua”.

Pas largimit të papritur nga Red Bull në fund të vitit 2024, Perez zgjodhi të merrte kohë për t’u shkëputur dhe për të reflektuar për të ardhmen.

“Nuk doja të qëndroja në F1 me çdo kusht. Kur bisedova me Cadillac, e kuptova që më tërhiqte ky projekt i ri, jo thjesht gara për podiume”, shtoi ai.

Ai pranon se Cadillac mund të jetë në fund të grilës në vitin e parë, por kjo nuk e shqetëson: “Nëse ti dhe skuadra jepni maksimumin, edhe vendi i 15 mund të jetë arsye për krenari. Tani dua ta jetoj sportin ndryshe, me më shumë kënaqësi dhe më pak presion”.

TË FUNDIT