Ka përfunduar me sukses asfaltimi i katër segmenteve të rrugës “Jeton Tërstena” në qytetin e Vushtrrisë, në kuadër të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Punimet janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të autoriteteve lokale për të lehtësuar qarkullimin, si dhe për të ofruar kushte më të sigurta dhe më cilësore për banorët e zonës.
Rruga e re tashmë është në funksion të plotë, duke u mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë dhe më komode drejt lagjeve dhe institucioneve përreth. Investimi pritet të ndikojë pozitivisht edhe në cilësinë e jetesës në këtë pjesë të qytetit.



