Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e radhës para ndeshjeve miqësore të muajit mars.
Dardanët fillimisht takohen me Armeninë më 22 mars dhe katër ditë më vonë luajnë në Budapest përballë Hungarisë.
Që të dyja sfidat e muajit mars Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë në udhëtim.
Sot, në kampin nacional në Hajvali është mbajtur stërvitja e dytë nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda.

Futbollistët kanë stërvitur me përkushtim në apsketin tekniko-taktik, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për dy ndeshjet e radhës.
Për dallim që ditën e djeshme nuk ishin të gjithë futbollistët prezentë, sot nuk ka munguar askush në stërvitje.



