Pesë gjëra për t’u ndjekur këtë fundjavë në Singapor
P

Pesë gjëra për t’u ndjekur këtë fundjavë në Singapor

Formula 1 shkon në rrugët e ndriçuara të Marina Bay këtë fundjavë, ku gara e natës në Singapor pritet të sjellë disa zhvillime interesante në luftën për titull.

Këtu janë pesë pikat kryesore për t’u ndjekur:

  1. McLaren në prag të titullit për konstruktorë

Pas një sezoni të fortë, McLaren është vetëm 13 pikë larg nga sigurimi i titullit për konstruktorë për të dytin vit radhazi. Megjithatë, gara mes pilotëve të saj, Oscar Piastri dhe Lando Norris, vazhdon të jetë e ngushtë, me vetëm 25 pikë diferencë dhe 6 gara të mbetura.

  1. A mund të rikthehet Verstappen në luftën për titull?

Pas dy fitoreve radhazi, Max Verstappen duket në formë. Por Singapori është një pistë që historikisht i ka krijuar vështirësi Red Bull-it. Nëse Max fiton për herë të parë këtu, mund të rifutet seriozisht në garë për titull.

  1. Ferrari në kërkim të shpëtimit

Ferrari nuk ka arritur pritshmëritë këtë sezon dhe ndodhet në një krizë rezultateve. Megjithëse Carlos Sainz fitoi në Singapor në 2023, sfidat teknike të makinës SF-25 në pistat me “downforce” të lartë nuk lënë shumë shpresë për një podium këtë fundjavë.

  1. Yuki Tsunoda – rast për të bindur Red Bull-in

Pas një paraqitjeje të fortë në Baku, ku përfundoi i gjashti, Tsunoda duhet të provojë se ai mund të jetë një alternativë serioze për vendin te Red Bull në vitin 2026. Rivalët e tij për vendin – si Isack Hadjar – kanë bërë gabime kohët e fundit, duke i dhënë Yuki-t një mundësi për të spikatur.

  1. Ndryshimet në pitlane mund të ndryshojnë strategjitë

Shpejtësia në pitlane është rritur nga 60 në 80 km/h, gjë që ul ndjeshëm kohën e ndalesës dhe mund të bëjë strategjinë me dy ndalesa më tërheqëse. Por, me degradim të ulët të gomave dhe vështirësi në parakalime, shumica e ekipeve do të qëndrojnë te një ndalesë, përveç nëse ndërhyn një safety car në momentin e duhur.

 

TË FUNDIT