Në fundjavën që shkoi u mbajt gara për Çmimin e Madh të Japonisë, në të cilën triumfoi Francesco Bagnaia.
Gara në Japoni na i mësoi edhe pesë gjëra të veçanta.
- Rikthimi i Bagnaia-s dhe zgjidhja e problemeve me Ducati-n
Pas një sezoni të vështirë, Francesco Bagnaia triumfoi në Japoni, duke fituar sprintin dhe garën kryesore. Megjithëse Ducati besonte se motori i vitit 2025 ishte në rregull, Bagnaia nuk ndjehej rehat me të derisa iu kthyen disa komponentëve të vitit 2024, gjë që i solli qetësi dhe ritëm. Mbështetja nga Casey Stoner dhe trajneri Manuel Poggiali ndikuan pozitivisht në rikthimin e formës së tij.
- Marquez tregoi anën e tij njerëzore
Marc Marquez fitoi titullin e tij të shtatë në MotoGP dhe u përlot pas garës, duke reflektuar për vështirësitë e kaluara që nga dëmtimi në Jerez në vitin 2020. Ai e ka ndarë karrierën e tij në dy pjesë: para dhe pas dëmtimit, dhe tani është më i pjekur si brenda ashtu edhe jashtë pistës.

- KTM nuk mund të mbështetet vetëm te Acosta
Pedro Acosta është kthyer në shpresën e vetme të KTM-së, por gara në Japoni tregoi se ekipi nuk ka alternativë në mungesë të tij. Ai përfundoi jashtë top 10 në garën kryesore, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Brad Binder, vazhdon të ketë rezultate të dobëta. Edhe Enea Bastianini dështoi këtë fundjavë, duke u kualifikuar vetëm në vendin e 21-të.
- Sezoni i Jorge Martin praktikisht ka përfunduar
Martin u përplas me shokun e skuadrës në sprint dhe theu klavikulën, duke humbur garën e të dielës dhe me shumë gjasa edhe GP-në e Indonezisë. Pas një sezoni të trazuar me dëmtime dhe konflikte me Aprilia-n, ky aksident ka vulosur një vit për t’u harruar për spanjollin.
- Honda dhe Joan Mir mund të funksionojnë bashkë
Pas dy vitesh të vështira, Joan Mir arriti podiumin e parë me Honda-n në Japoni, në tokën e tyre. Edhe pse ishte një nga kritikët më të mëdhenj të motos japoneze, performanca në Motegi tregoi se bashkëpunimi mund të funksionojë. Ky ishte podiumi i tij i parë që nga Algarve 2021, dhe një sinjal shprese për të dhe për Honda-n në fund të epokës së tanishme të rregulloreve.



