Pesë gjërat kryesore për t’u ndjekur në Çmimin e Madh të Kanadasë
P

Pesë gjërat kryesore për t’u ndjekur në Çmimin e Madh të Kanadasë

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Kanadasë në Montreal, në pistën ikonike Circuit Gilles Villeneuve. Për herë të parë, fundjava do të ketë edhe format sprinti, ndërsa reshjet e shiut mund ta bëjnë garën edhe më interesante.

A do të kundërpërgjigjet Russell?

George Russell synon rikthimin pas humbjes ndaj shokut të skuadrës Kimi Antonelli në Miami. Antonelli ka fituar tri gara radhazi dhe kryeson kampionatin, por Russell fitoi në Montreal vitin e kaluar nga pole position.

Mercedes dhe McLaren sjellin përditësime

Mercedes dhe McLaren do të prezantojnë paketa të reja përmirësimesh në Kanada. McLaren bëri hap të madh në Miami, ndërsa Mercedes ruajti shumicën e zhvillimeve për këtë garë.

Alpine kërkon të konfirmojë formën

Alpine impresionoi në Majami, ku Franco Colapinto përfundoi i shtati. Ekipi francez synon të mbetet lider i mesfushës edhe në Montreal.

Vazhdon kriza te Aston Martin?

Aston Martin vazhdon të ketë probleme me stabilitetin dhe kutinë e shpejtësive. Fernando Alonso ka pranuar se përmirësimet e mëdha nuk priten para verës.

A do të sjellë surpriza moti?

Parashikimet tregojnë mundësi shiu të dielën, gjë që mund ta kthejë garën në kaos dhe të ofrojë garën e parë në shi të sezonit 2026. Kushtet në Montreal historikisht kanë prodhuar gara spektakolare dhe të paparashikueshme.

TË FUNDIT