Phoenix ka fituar bindshëm 127-100 ndaj Lakers në një përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Perëndimit. Davis realizoi 25 pikë e 15 kërcime për Lakers, por që s’mjaftuan.
Booker me 26 pikë si dhe Durant e Beal me nga 23 pikë secili u dalluan për Suns.
Fitore të ëvshtirë korri Milwaukee, që mundi 106-103 Miami në fushën e këtij të fundit. Lillard me 37 pikë e 12 asist ishte lider në fushë për mysafirët
Nuk zhgënjeu Chicago, që triumfoi 127-108 ndaj Washington, ku protagonist ishte Coby White me 21 pikë.
San Antonio mposhti 128-115 Utah Jazz, sfidë ku rikthehet protagonist Wenbanyama, që realizoi 34 pikë për Spurs.
Houston, falë 27 pikëve e 11 kërcimeve të VanVleet, mundi 117-111 Minnesota jashtë fushe.
Rezultatet:
Washington – Chicago 108-127
Miami – Milwaukee 103-106
Minnesota – Houston 111-117
Utah Jazz – San Antonio 115-128
Phoenix – Lakers 127-100



