Piastri dhe Verstappen duhet të shikojnë nga pasqyrat – kjo është arsyeja
P

Piastri dhe Verstappen duhet të shikojnë nga pasqyrat – kjo është arsyeja

Formula 1 u rikthye këtë fundjavë pas një pushimi katërjavor me garën në Holandë, ku triumfoi Oscar Piastri. Asgjë e re, do të thoshim. Por fansat e vërtetë të automobilizmit vunë re një ndryshim të madh para fillimit të garës në Zandvoort. Formula 1 ka një Safety Car të ri!

Aston Martin ka zëvendësuar versionin standard të Vantage me një variant shumë më të fuqishëm: Vantage S. Ky model i ri është i pajisur me një motor 4.0-litërsh V8 twin-turbo, që prodhon 671 kuaj fuqi dhe 590 Nm çift rrotullues. Ai përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është pothuajse 330 km/h, thuajse sa makinat e Formulës 1!

Në krahasim me modelin e mëparshëm (656 KF, 3.5 sekonda), diferenca mund të duket e vogël, por në F1 edhe një e dhjeta e sekondës bën diferencën. Aston Martin Vantage S është gjithashtu përmirësuar aerodinamikisht, me një spojler të ri të pasmë, drita zyrtare FIA dhe elementë që rrisin stabilitetin dhe dukshmërinë në pista.

Ky model debutoi këtë fundjavë në Holandë dhe e tregoi veten si më shumë se i aftë për të udhëhequr garuesit më të shpejtë në botë.

Përse ndryshimi?

Pilotë si Max Verstappen, Charles Leclerc dhe George Russell ishin ankuar më parë se Sejfti Kari i mëparshëm ishte shumë i ngadaltë, gjë që nuk ishte në përputhje me imazhin e Aston Martin. Këtë fundjavë, makina e re pat dy dalje në pistë pas incidenteve me Lewis Hamilton dhe pikërisht Leclerc.

Bernd Maylander, shoferi zyrtar i Safety Car në F1:

“Jam i lumtur që jam ndër të parët që e kam drejtuar Vantage S dhe mezi pres ta përdor edhe në të ardhmen. Ky është Safety Car me më shumë fokus te performanca që kemi pasur ndonjëherë në F1”.

TË FUNDIT