Oscar Piastri, pas garës në Monza, ku përfundoi i treti pas Max Vedrstappenit dhe shokut të skuadrës Lando Norris, tha se pranoi të ndërronin pozicionet sipas urdhrave të ekipit, por shtoi: “Ka disa gjëra për të cilat duhet të diskutojmë.”
Norris u rikthye pas Piastrit pas një gabimi në bokse, por ekipi i kërkoi Piastrit ta linte të kalonte, si shpërblim për një situatë të ngjashme vitin e kaluar.
Piastri mbetet lider në renditjen e kampionatit me 324 pikë, përpara Norris me 293.
Gara e radhës zhvillohet më 21 shtator në Baku.



