“Plaku” Ronaldo tregon kur do të largohet nga Kombëtarja portugeze

“Plaku” Ronaldo tregon kur do të largohet nga Kombëtarja portugeze

Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores për Portugalinë në fitoren e tyre 2-1 ndaj Kroacisë javën e kaluar, por legjenda u ul në bankinë për ndeshjen e radhës të Portugalisë kundër Skocisë.

Ronaldo, megjithatë, u tregua sërish vendimtar, pasi u fut në fushë nga banka rezervë dhe shënoi golin e fitores për Portugalinë.

Kësisoj CR7 po tregon se ende është i rëndësishëm për portugezët, madje duke shënuar dy gola dhe duke i dhuruar gjashtë pikë në dy ndeshjet e para.

Pas ndeshjes ikona portugeze ka thënë se kur ta ndjejë që nuk është i rëndësishëm për kombëtaren e tij do të jetë i pari që do të largohet.

“Kur të ndiej se nuk jam lojtar më i rëndësishëm, do të jem i pari që do të largohem nga skuadra pa asnjë problem”.

“Jam ende i motivuar. Ambicia ime është shumë e lartë, dua të jem në Kupën e Botës dhe në Euro”, ka deklaruar Ronaldo.

TË FUNDIT