Një incident i rrezikshëm është raportuar të dielën pasdite në fshatin Polac të komunës së Skenderajt, ku një qytetar ka rrezikuar jetën pasi vetura e tij u godit nga një plumb qorr.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, kur ankuesi, një mashkull kosovar, ishte duke lëvizur me automjetin e tij. Papritmas, një predhë e plumbit goditi veturën, duke shkaktuar dëmtime materiale. Për fat të mirë, nga incidenti nuk ka pasur të lënduar, shkruan AutoPortali.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar një predhë si provë materiale.



