Policia e Kosovës: Nga data 3 Prill 2025, do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresën e pronarit
P

Policia e Kosovës: Nga data 3 Prill 2025, do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresën e pronarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se duke filluar nga data 3 Prill 2025, do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresën e pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

Gjobat do të dërgohen me anë të Postës së Kosovës dhe përmes platformës e-kosova.

Gjobën do ta pranojë pronari i automjetit në adresën e tij.Nëse ai nuk ishte drejtues i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të ofrojë të dhënat e drejtuesit të vërtetë.

Do të ofrohet 50% zbritje në pagesë, nëse gjoba paguhet brenda afatit ligjor.
#radiodukagjini

TË FUNDIT