Panairi i veturave në Mynih (9–14 shtator) do të shërbejë si skenë për debutimin e Porsche 911 Turbo të ri, dhe gjithçka është gati për zbulimin zyrtar.
Aktori i njohur dhe pasionanti i garave Patrick Dempsey është parë në disa video të publikuara nga Porsche në Instagram, ku shihet duke testuar modelin e ri dhe shprehet i “mahnitur nga dizajni dhe përshpejtimi”.
Teknologji hibride e re
Modeli i ri pritet të vijë me një sistem T-Hybrid, që përfshin:
Motor 3.6-litërsh bokser me 485 kuaj fuqi dhe 570 Nm
Motor elektrik në turbo me 15 kuaj fuqi (gjenerator)
Motor elektrik tjetër me 54 kuaj fuqi dhe 150 Nm
Transmision automatik me 8 marshe PDK me dy kapëse
Bateri me kapacitet të kombinuar 1.9 kWh
Performanca totale pritet të arrijë 541 kuaj fuqi dhe 610 Nm, por spekulimet sugjerojnë se versioni final i 911 Turbo mund të kapërcejë edhe 700 kuaj fuqi.
Kur prezantohet?
Modeli pritet të prezantohet zyrtarisht më 7 shtator në orën 15:00. Deri atëherë, mbetet vetëm të shohim çfarë surprize na rezervon Porsche me modelin e tij më të fundit sportiv.



