Pranë rekordit të vendosur në vitin 1966
P

Pranë rekordit të vendosur në vitin 1966

Luka Modric rinovoi të mërkurën kontratën me Real Madridin, sipas së cilës kroati do të jetë pjesë e “Los Blancos” edhe për një sezon.

Me këtë rinovim, Modric do të kalojë rekordin e Puskas dhe do të bëhet lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë për Real Madrid.

Puskas luajti një ndeshje Kupe për Real Madridi-n në moshën 39 vjeç e 36 ditë (kundër Betis, në 1966), moshë që Modric do ta kalojë nëse luan pas 17 tetorit 2024.

TË FUNDIT