Presidenti i FCSB e komenton kundërshtarin e radhës: Janë më të mirë se Drita
P

Presidenti i FCSB e komenton kundërshtarin e radhës: Janë më të mirë se Drita

FCSB ka bërë një hap të rëndësishëm drejt fazës së grupeve të Europa League, duke eliminuar Dritën me rezultat të përgjithshëm 6:3.

Pas kualifikimit, presidenti i FCSB-së, Gigi Becali, komentoi si për ecurinë e ekipit të tij, ashtu edhe për kundërshtarin e ardhshëm në fazën play-off, skuadrën skoceze Aberdeen.

Në deklaratat e tij për mediat rumune, ai bëri një krahasim të drejtpërdrejtë mes Aberdeen dhe Dritës, duke i cilësuar skocezët si “pak më të mirë” se ekipi kosovar, transmeton AutoPortali

“Ata janë pak më të mirë se kaq, se Drita. Nuk janë të jashtëzakonshëm, por janë më të mirë se Drita. Kështu thanë, nuk e kuptoj” – u shpreh Becali.

Këto komente reflektuan stilin e zakonshëm të presidentit rumun, i njohur për deklaratat e drejtpërdrejta dhe shpeshherë kontroverse.

Tani FCSB përballet me një sfidë më të vështirë kundër Aberdeen, ku do të kërkojë të sigurojë kualifikimin për në fazën e grupeve të Europa League, një objektiv i rëndësishëm për klubin nga Bukureshti, si për prestigj ashtu edhe për përfitimet financiare që sjell kjo garë. /AutoPortali

TË FUNDIT