Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbërritur sot në Kosovë për një vizitë zyrtare.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ai u prit ngrohtësisht nga përfaqësues të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe nga drejtues të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Gjatë qëndrimit të tij, Infantino do të nderohet me dekoratën e lartë shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, në një ceremoni solemne që do të mbahet gjatë ditës.



