Prishtina – Drita, ndeshja e mbetur e javës së dytë
P

Prishtina – Drita, ndeshja e mbetur e javës së dytë

Prishtina dhe Drita do të takohen sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 17:00.

Është kjo ndeshje e mbetur nga xhiro e dytë pasi ishte shtyrë për faktin se gjilanasit kishin angazhime në garat evropiane.

Dy skuadrat vijnë në këtë takim pas një forme shumë të mirë të treguar deri më tani ku ndodhen në pjesën e epërme të tabelës.

Prishtina synon të marrë fitoren e dytë radhazi me të cilën do të barazohej me dy kryesuesit, Ballkanin dhe Malishevën.

Në anën tjetër Drita ka fituar në dy sfidat e fundit dhe kërkon tre pikët në ‘Fadil Vokrri’ për të marrë lidershipin në Albi Mall Superligë.

Drita dhe Prishtina u përballën edhe një javë më parë në Gjilan, ku gjilanasit triumfuan me rezultat të thellë 3-0.

TË FUNDIT