Prishtina Mall, vendtakimi i të pasionuarve pas e-auto sllallom e karting sllallomit
P

Prishtina Mall, vendtakimi i të pasionuarve pas e-auto sllallom e karting sllallomit

Të dielën, në parkingun jugor të qendrës tregtare Prishtina Mall, garuesit e auto sportit tonë do ta nisin kampionatin edhe në e auto sllallom dhe karting sllallom.

Pas sfidave në disiplinat malore, auto sllallom, karting e drag race, radha është për diçka më ndryshe.

Me veturat elektrike, pa zhurmë, pa tym, por me shumë përkushtim, teknikë e guxim, garuesit tanë do të “luftojnë” për pikët e para në këtë disiplinë.

Paralelisht me e auto sllallomin, mbahen edhe karting sllallomi, ku po ashtu pritet rivalitet sportiv.

Në të dyja disiplinat do të mbahen nga dy gara.

TË FUNDIT