Në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, qytetarët po përballen me pritje të zgjatura.
Sipas të dhënave të publikuara së fundmi, pritjet më të gjata për automjete regjistrohen te pika kufitare e Dheut të Bardhë, ku për hyrje pritet deri në 40 minuta, ndërsa për dalje rreth 30 minuta, përcjell AutoPortali.
Në pikën kufitare të Jarinjës, pritjet arrijnë deri në 25 minuta, ndërsa në Merdarë deri në 15 minuta. Në pikat tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta si për hyrje ashtu edhe për dalje.
Sa i përket kamionëve, pritjet janë minimale në të gjitha pikat, duke lëvizur mes 3 deri në 5 minutash.




